Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë ndryshime ligjore për të mbështetur integrimin gjuhësor të fëmijëve të bullgarëve të lindur jashtë vendit ose që kanë kaluar një kohë të gjatë atje. Ideja është që ata të mund të vazhdojnë arsimin e tyre plotësisht në shkollat bullgare. Përfaqësues të Ministrisë dhe të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Vendit diskutuan këtë çështje në komisionin përkatës parlamentar.
Sipas kryetares së Komisionit Antoaneta Coneva, mësimi i bullgarishtes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kthimin e familjeve bullgare në vendlindje. Bojanka Ivanova nga Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Vendit tha se fëmijët bullgarë që nuk е dinë bullgarisht përballen me një pengesë gjuhësore në Bullgari. Ndaj Asociacioni propozon organizimin e programeve shtetërore 3-vjeçare për trajnime shtesë dhe përshtatje në mjedisin arsimor të nxënësve të ardhur nga jashtë. Tani ata po e përmirësojnë nivelin e zotërimit të bullgarishtes në shkollat private.Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..