Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë ndryshime ligjore për të mbështetur integrimin gjuhësor të fëmijëve të bullgarëve të lindur jashtë vendit ose që kanë kaluar një kohë të gjatë atje. Ideja është që ata të mund të vazhdojnë arsimin e tyre plotësisht në shkollat bullgare. Përfaqësues të Ministrisë dhe të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Vendit diskutuan këtë çështje në komisionin përkatës parlamentar.
Sipas kryetares së Komisionit Antoaneta Coneva, mësimi i bullgarishtes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kthimin e familjeve bullgare në vendlindje. Bojanka Ivanova nga Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Vendit tha se fëmijët bullgarë që nuk е dinë bullgarisht përballen me një pengesë gjuhësore në Bullgari. Ndaj Asociacioni propozon organizimin e programeve shtetërore 3-vjeçare për trajnime shtesë dhe përshtatje në mjedisin arsimor të nxënësve të ardhur nga jashtë. Tani ata po e përmirësojnë nivelin e zotërimit të bullgarishtes në shkollat private.Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..