Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stranxha është për eksplorues dhe njerëz me një shpirt aventuresk

4
Paraklisi Trinia e Shenjtë
Foto: Veneta Nikollova

Stranxha – mali më i pa eksploruar në Bullgari është një thesar i bukurisë natyrore dhe i gjurmëve të lashtësisë. Disa nga këto thesare janë lehtësisht zbuluese dhe të arritshme, por të tjerat kanë qëndruar të qetë në natyrë për mijëvjeçarë të tërë, larg kureshtjes njerëzore dhe presin të zbulohen nga ju. Kështu që, po të pajiseni me një pajisje GPS dhe duke kërkuar paraprakisht informacion në internet, ju mund të ndiheni si një Indiana Xhouns i vërtetë në gjurmët e botës së zhdukur të trakëve.

Dhe duke qenë se rajoni ndodhet shumë afër bregut tonë jugor të Detit të Zi, ia vlen të kombinoni pushimet tuaja në det me eksplorimin e thellësive të malit. Në prag të stinës verore turistike u lidhëm me Veska Todorovën - drejtuese e Qendrës Informative Turistike “Mallko Tërnovo”, që ta pyesim se cili është interesi ndaj pushimeve në malin Stranxha?

“Sivjet që shumë herët, mbase për shkak të fundit të pandemisë, njerëzit filluan të kërkojnë natyrën, pyllin, të kërkojnë vende dhe rajone të qeta të populluara, si ky i yni. Dhe interesi është i rritur mjaftë, prandaj mendojmë se, stina verore do të jetë mjaft e mirë” - shënon Veska Todorova.

Zona Mishkova niva

Objektet më të bukura dhe me një akses më të madh mund të vizitohen brenda një dite nga bregu ynë jugor i Detit të Zi. Ndër to, për shembull, është zona Mishkova niva në 3 kilometra largnga Mallko Tërnovo, deri në të cilin ka një rrugë të asfaltuar. Këtu,përveç shenjtërores së perëndisë Apollon, midis bimësisë së harlisur e të rritur, aty pranë do të gjeni gjurmë të një ndërtese të fortifikuar dhe të një nekropoli në afërsi. Kurse lart në majën Gradishte, dikur ka pasur  një kështjellë-observator, që lidhej me një ujësjellës të lashtë me ndërtesat poshtë, në Mishkova niva, mësojmë nga Veska Todorova.

Një kënd tjetër lehtësisht i aksesueshëm i Stranxhës është zona "Propada" pranë Mallko Tërnovos.Ky është një qytet vërtet i lashtë i të vdekurve, me shumë varre dhe varreza mijëravjeçare.

Zona Propada rreth Mallko Tërnovos

Të mos lëmë pa përmendur dhe rezervatin arkitekturor në fshatin Brëshljan, me shtëpi tepër unike nga shekulli i 17-18, një kishë të vjetër, shkollë fetare, muze etnografik e të tjera” - thotë Veska Todorova.

Fshati Brëshljan

Por, ka dhe vende, të heshtura dhe mistike, të fshehura thellë në gjirin e Stranxhës.Ato mund të arrihen pas 3-4 kilometra ecjenë këmbë, nëpër shtigje të ngushta me hije. Mundësia tjetër për t’ivizituar është me ndihmën e një xhip.Dhe duke u endur mes pyjeve të ahut, shkozës dhe pyjeve halore, sigurohuni që të mund të vizitoni paraklisin e “Trinisë së Shenjtë”, pranë fshatit Vizica. Ai është i ndërtuar gjatë shekullit të 18 mbi një shpellë, e banuar në mesjetën e hershme nga murgj hesikastë.Në vetë tempullin ka një shkallë të gdhendur në shkëmb, e cila të çon poshtë në gjysmerrësirë, ku fshihet një shpellë e vogël e zbukuruar me ikona.

Veska Todorova i rekomandon udhëtarët të ecin brenda malit, të mbushur me shenjtërime dhe ajazma:

“Për shembull shpella Shën Marina, në afërsi të fshatit Slivarevo - ky është një vend shumë magnetik. Ekziston një thënie se, forca e shenjtores paraqitet në mbrëmjen kundrejt festës së saj e cila është më 17 korrik. Njerëz të cilët nuk mund të kenë fëmijë, aty gjejnë një shërim. Kurse në një afërsi gjendet dhe Indipas’ha - shenjtërore shkëmbore e lashtë trake. Aty nën një shkëmb, rrjedh ujë, për të cilin thonë se, është shumë shërues për sytë. Vendi vizitohet një javë pas Pashkës, siç nënkupton dhe emri i tij – Indipas’ha”.

Mali Stranxha është parajsë për adhuruesit e aventurave

“Stranxha është një aventurë e madhe” – përfundon Veska Todorova dhe rekomandon fuqishëm që turistët të vizitojnë Muzeun Historik në Mallko Tërnovo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD