Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit Jasen Petrov ka njoftuar se largohet nga posti pas humbjes 2-5 nga Gjeorgjia. Takimi në Razgrad ishte ndeshja e dytë e Grupit 4 të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.
Dua të falënderoj njerëzit që erdhën. Ata nuk e merituan atë që ndodhi. Nuk kam të drejtën morale të qëndroj. Ne do të ndahemi. Marr përgjegjësinë e plotë. Shpresoj që të vijë ndonjë trajner që do të jetë në gjendje të ngrejë lojtarët dhe ta ndryshojë situatën. U kërkoj falje të gjithëve që e kanë parë këtë ndeshje”, tha Petrov.
Drejtori teknik i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov do ta udhëheqë kombëtaren gjatë vizitave të skuadrave të Gjibraltarit dhe Gjeorgjisë në dy ndeshjet e ardhshme në turne.Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..