Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas humbjes nga Gjeorgjia, trajneri i kombëtares së futbollit dha dorëheqjen

Jasen Petrov
Foto: BGNES

Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit Jasen Petrov ka njoftuar se largohet nga posti pas humbjes 2-5 nga Gjeorgjia. Takimi në Razgrad ishte ndeshja e dytë e Grupit 4 të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.

Dua të falënderoj njerëzit që erdhën. Ata nuk e merituan atë që ndodhi. Nuk kam të drejtën morale të qëndroj. Ne do të ndahemi. Marr përgjegjësinë e plotë. Shpresoj që të vijë ndonjë trajner që do të jetë në gjendje të ngrejë lojtarët dhe ta ndryshojë situatën. U kërkoj falje të gjithëve që e kanë parë këtë ndeshje”, tha Petrov.

Drejtori teknik i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov do ta udhëheqë kombëtaren gjatë vizitave të skuadrave të Gjibraltarit dhe Gjeorgjisë në dy ndeshjet e ardhshme në turne.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stilijana Nikollova

Tre medalje ari, një argjendi dhe një bronzi për bullgaret në Kupën e Botës në Sofje

Stilijana Nikollova , e cila përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje, fitoi medalje të arta në finalet e rrethit dhe topit. Bullgarja tjetër në garën individuale, Eva Brezalieva , fitoi një..

botuar më 25-04-07 8.57.PD
Stanka Zllateva

Po shtrëngojnë rregullat për të huajt në klubet bullgare të mundjes

Në ekipin kombëtar në kampionate, turne dhe kampe, komunikimi duhet të bëhet në gjuhën zyrtare të vendit - bullgarisht. Kështu vendosi në një mbledhje Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Mundjes, të cilën në muajin mars e drejtoi mundësja më e..

botuar më 25-04-05 4.05.PD

Shahistja jonë më e re shënoi fitore në Kampionatin Evropian në Greqi

Anxhelika Nenova , garuesja më e re bullgare në Kampionatin Evropian të Shahut klasik për femra në Greqi, fitoi ndeshjen e saj në raundin e katërt. Shahistja 15-vjeçare e CSKA-së ka mposhtur me topin e bardhë Aleksandra Lach nga Polonia. Në këtë..

botuar më 25-04-04 9.29.PD