Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit Jasen Petrov ka njoftuar se largohet nga posti pas humbjes 2-5 nga Gjeorgjia. Takimi në Razgrad ishte ndeshja e dytë e Grupit 4 të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.
Dua të falënderoj njerëzit që erdhën. Ata nuk e merituan atë që ndodhi. Nuk kam të drejtën morale të qëndroj. Ne do të ndahemi. Marr përgjegjësinë e plotë. Shpresoj që të vijë ndonjë trajner që do të jetë në gjendje të ngrejë lojtarët dhe ta ndryshojë situatën. U kërkoj falje të gjithëve që e kanë parë këtë ndeshje”, tha Petrov.
Drejtori teknik i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov do ta udhëheqë kombëtaren gjatë vizitave të skuadrave të Gjibraltarit dhe Gjeorgjisë në dy ndeshjet e ardhshme në turne.Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy medalje të tjera për Bullgarinë në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Burgas, njoftoi..
Bullgaria fitoi dy medalje argjendi nga Kupa Botërore e Boksit në Varshavë. Nënkampionia evropiane Zllatisllava Çukanova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 51 kg për femra pas një ndeshjeje me të pestën nga Lojërat në Paris - Pila Kajvo-Oja..
Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike, e cila po zhvillohet në Burgas (Bullgaria Juglindore). Në..