Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një konsorcium i huaj e ka kërkuar Bullgarinë për të ndërtuar ura mbi lumin Danub

Ministri Nikollaj Sëbev
Foto: Facebook/Nikollaj Sëbev

Bullgaria po i kërkon Rumanisë të pranojë të eksplorojë njëkohësisht pesë pika të mundshme për ndërtimin e urave të reja mbi Danub midis dy vendeve tona. Ministria e Transportit në Sofje po shqyrton ndërtimin e këtyre urave dhe mundësinë për t'u dhënë me koncesion një pjesë të infrastrukturës rrugore, tha në një intervistë për "24 Çasa" Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev.

Tashmë është e përzgjedhur banka konsulente për koncesionet dhe ka kontakte me konsorciumin e dy kompanive turke dhe dy koreano-jugore, i cili ka ndërtuar në 4 vjet urën prej 3.5 kilometrash mbi Dardanelet.

Periudha e koncesionit përfshin edhe kohën e ndërtimit, kështu që investitorët janë të interesuar që t'i ndërtojnë objektet më shpejt, tha Sëbev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria prezantoi ushqimet kozmike në EXPO 2025 në Japoni

Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës..

botuar më 25-06-10 5.21.MD

Raportohet rritje e kërkesës për euro midis konsumatorëve bullgarë

Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane . Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi..

botuar më 25-06-10 11.26.PD

Statistika Kombëtare raporton një rritje të qëndrueshme të PBB-së prej 3.1%

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..

botuar më 25-06-08 4.15.MD