Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U arrestua zjarrvënësi i Qendrës Kulturore Bullgare në Manastir të Maqedonisë së Veriut

Foto: Qendra Kulturore Bullgare "Ivan Mihajllov"

Është arrestuar personi që i vuri zjarrin derës hyrëse të Qendrës Kulturore Bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir, në Maqedoninë Veriore. Këtë e bëri të ditur Ministri i Brendshëm i fqinjit tonë perëndimor Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook, cituar nga BGNES.

"Kam kënaqësinë të njoftoj për zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit nga para tri ditësh (04.06.2022) në Manastir, ku kemi një të paraburgosur i cili ka ripohuar kryerjen e krimit", tha Spasovski.

I arrestuari është këngëtari i njohur maqedonas Lambe Alabakovski, i cili së fundmi është kthyer në vendlindje me familjen e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kirill Petkov falënderoi autoritetet në Maqedoninë Veriore dhe kryeministrin Dimitër Kovaçevski për "veprimet efektive".




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD