Raketa e parë bullgare në tenisin për femra, Viktoria Tomova, ka nisur me sukses pjesëmarrjen në turneun WTA 125 në qytetin spanjoll të Valencias. Ajo fitoi ndaj ish-numrit 5 në renditjen botërore Sara Erani nga Italia me 6:4, 6:3. Ndeshja zgjati një orë e 43 minuta. Kështu, bullgarja mori 15 pikë për renditjen botërore, ku është nën nr. 131, si dhe 2 mijë dollarë nga fondi i çmimeve.
Në fazën e 16-të ajo pret fituesin e ndeshjes mes Varvara Grachova (Rusi), e cila është vendosur nën nr.2 dhe Renata Sarasua (Meksikë).Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të Francës. Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Lidija Nençeva mposhtën Gjermaninë në finale me..
CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë dhe do të veshë fanellën me numër 22 në ekipin e tij të ri. Ai bëhet lojtari i tretë i ri për ekipin..
Në një ceremoni solemne në presidencë, kreu i shtetit Rumen Radev nderoi tenistët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev me pllaka nderi. Ivan Ivanov fitoi titullin junior në turneun e tenisit Wimbledon të këtij viti. Aleksandër Vasilev,..