Nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin publik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Asen Vasilev gjatë diskutimit për përditësimin e buxhetit në këshillin trepalësh.
"Politika e të ardhurave në formën e saj tradicionale /rritje me 10%, 5%, ose 15% të pagave të të gjithë punonjësve/, nuk është parashikuar në këtë aktualizim të buxhetit dhe Ministria e Financave është kundër një politike të tillë", tha Asen Vasilev. Rritja e pagave do të jetë në institucionet ku do të ketë reforma në administratë. Për shkak të çmimeve të larta të burimeve të energjisë, bizneset do të mbështeten përmes Ligjit për Energjetikën.
Përditësimi i buxhetit vlerësohet për një inflacion mesatar vjetor prej 11.9%, një deficit buxhetor mbi gjashtë miliardë leva / 3 miliardë euro /, por duke ruajtur raportin me Produktin e Brendshëm Bruto prej 4.1%.Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..