Nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin publik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Asen Vasilev gjatë diskutimit për përditësimin e buxhetit në këshillin trepalësh.
"Politika e të ardhurave në formën e saj tradicionale /rritje me 10%, 5%, ose 15% të pagave të të gjithë punonjësve/, nuk është parashikuar në këtë aktualizim të buxhetit dhe Ministria e Financave është kundër një politike të tillë", tha Asen Vasilev. Rritja e pagave do të jetë në institucionet ku do të ketë reforma në administratë. Për shkak të çmimeve të larta të burimeve të energjisë, bizneset do të mbështeten përmes Ligjit për Energjetikën.
Përditësimi i buxhetit vlerësohet për një inflacion mesatar vjetor prej 11.9%, një deficit buxhetor mbi gjashtë miliardë leva / 3 miliardë euro /, por duke ruajtur raportin me Produktin e Brendshëm Bruto prej 4.1%.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..