Nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin publik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Asen Vasilev gjatë diskutimit për përditësimin e buxhetit në këshillin trepalësh.
"Politika e të ardhurave në formën e saj tradicionale /rritje me 10%, 5%, ose 15% të pagave të të gjithë punonjësve/, nuk është parashikuar në këtë aktualizim të buxhetit dhe Ministria e Financave është kundër një politike të tillë", tha Asen Vasilev. Rritja e pagave do të jetë në institucionet ku do të ketë reforma në administratë. Për shkak të çmimeve të larta të burimeve të energjisë, bizneset do të mbështeten përmes Ligjit për Energjetikën.
Përditësimi i buxhetit vlerësohet për një inflacion mesatar vjetor prej 11.9%, një deficit buxhetor mbi gjashtë miliardë leva / 3 miliardë euro /, por duke ruajtur raportin me Produktin e Brendshëm Bruto prej 4.1%.Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..
Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..