Kompania Shtetërore e Konsolidimit njoftoi se do të raportojë në Prokurori për parregullsitë e konstatuara në kompaninë shtetërore për tregti të jashtme të mallrave speciale “Kintex”. Sipas raportit financiar të kompanisë për tremujorin e parë të vitit 2022, ajo ka marrë 17 herë më pak fitim sesa fitimi për të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas Kompanisë Shtetërore të Konsolidimit, drejtori i “Kintex”, Aleksandër Mihajllov, e ka menaxhuar kompaninë i vetëm, dhe kontratat nuk janë raportuar. Nga ana e vet drejtori i pushuar nga detyra Mihajllov u tha gazetarëve se ai është shpifur. Sipas tij, është eksportuar armë me vlerë 200 milionë leva (102 milionë euro) përmes Rumanisë në Poloni, me destinacion përfundimtar Ukrainën.
"Zëvendëskryeministri Asen Vasilev mund të paraqesë një raport nga Agjencia e Doganave për armët, për sa para janë eksportuar mallrat pas fillimit të luftës. Mund të rezultojë se rritja është 45-47 herë," tha Mihajllov. Bëhet fjalë kryesisht për raketa 122 milimetrash për BM-21 “Grad”.Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..