Kompania Shtetërore e Konsolidimit njoftoi se do të raportojë në Prokurori për parregullsitë e konstatuara në kompaninë shtetërore për tregti të jashtme të mallrave speciale “Kintex”. Sipas raportit financiar të kompanisë për tremujorin e parë të vitit 2022, ajo ka marrë 17 herë më pak fitim sesa fitimi për të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas Kompanisë Shtetërore të Konsolidimit, drejtori i “Kintex”, Aleksandër Mihajllov, e ka menaxhuar kompaninë i vetëm, dhe kontratat nuk janë raportuar. Nga ana e vet drejtori i pushuar nga detyra Mihajllov u tha gazetarëve se ai është shpifur. Sipas tij, është eksportuar armë me vlerë 200 milionë leva (102 milionë euro) përmes Rumanisë në Poloni, me destinacion përfundimtar Ukrainën.
"Zëvendëskryeministri Asen Vasilev mund të paraqesë një raport nga Agjencia e Doganave për armët, për sa para janë eksportuar mallrat pas fillimit të luftës. Mund të rezultojë se rritja është 45-47 herë," tha Mihajllov. Bëhet fjalë kryesisht për raketa 122 milimetrash për BM-21 “Grad”.Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..
Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar,..
Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian..