Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi luftarak i NATO-s në Bullgari do të zgjerohet

Ministri Zakov në mes
Foto: mod.bg

Më shumë vende të NATO-s do t'i bashkohen grupit luftarak në Bullgari, tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov pas përfundimit të mbledhjes së NATO-s në Bruksel. Sofja ka një marrëveshje me Italinë për të marrë komandën e grupit të betejës si një shtet kornizë.

“Sot kam biseduar me ministrin italian, procedura po ecën, Parlamenti italian është gati ta shqyrtojë, që do të thotë se deri në verën e këtij viti do të kemi të ashtuquajturën “konferencë për gjenerimin e forcave”, dmth do të ketë shtete shtesë që do t’i bashkohen grupit luftarak. Aktualisht ka interes nga ana e Greqisë, kemi edhe kontingjente amerikane dhe britanike që tashmë janë duke punuar me forcat tona në Novo Sello, ka interes edhe nga vendet e rajonit", tha Zakov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 janarin

Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë në Bullgarinë Juglindore dhe në malin e Rodopeve, ku vende-vende do të bjerë borë e dobët..

botuar më 25-01-13 7.40.MD

Presidenti i dorëzon GERB-SDS mandatin për formimin e një qeverie më 15 janar

Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..

botuar më 25-01-13 6.23.MD

Po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë

Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..

botuar më 25-01-13 4.29.MD