Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot i ngrohtë me vranësi të shpërndarë

Foto: arkiv

Ditën e shtunë do të jetë me diell. Pasdite kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë re të dendura. Temperaturat maksimale do të jenë prej 29 deri 34 gradë, në Sofje rreth 29. Gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë e diela në shumë vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 24-28 gradë, të ujit të detit 21-23 gradë. Vala e detit do të jetë nga 1 deri në 3 ballë.

Mbi male vranësirat do të jenë të ndryshueshme. Pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu në masivët e Bullgarisë Perëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 22 gradë, në 2000 m deri në 15.

Të dielën do të jetë e ngrohtë, por në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje shiu.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS bisedoi me BSP dhe ITN për qeverisjen e ardhshme

Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri Bojko Borisov personalisht drejton ekipin negociator së bashku me Raja Nazarjan, Rosen Zhejazkov dhe..

rinovuar më 24-11-13 10.59.PD

Mbi 330 prodhues dhe tregtarë nga Bullgaria dhe jashtë vendit prezantojnë ushqime dhe pije cilësore në një forum ndërkombëtar në Sofje

Në Sofje nisin ekspozitat e specializuara ndërkombëtare Mania e Mishit, Rruga e Qumështit, Bulpek, Interfood & Drink dhe Wine & Spirits show. Nga data 13 deri më 16 nëntor në Inter Expo Center mbi 330 prodhues, shpërndarës, tregtarë nga Bullgaria..

botuar më 24-11-13 10.58.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev hap një forum energjetik në kuadrin e COP29

Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në këtë aktivitet do të diskutohet për lidhjen..

botuar më 24-11-13 5.20.PD