Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shikoni sesi është dukur tempulli i Fortuna-s në koloninë romake Ulpia Escus

Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në Sofje tani mund të bëjnë një shëtitje virtuale në tempullin e perëndeshës së lumturisë dhe të fatit Fortuna. Ndërtesa është pjesë e kolonisë së dikurshme romake Ulpia Escus pranë fshatit të sotëm Gigen, në afërsi të lumit Danub. Restaurimi virtual zbulon në detaje më të vogla të gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e tempullit të dikurshëm dhe tani është pjesë e ekspozitës së përhershme të Muzeut Historik Kombëtar.

Tempulli i Fortuna-s (templum Fortunae) ka qenë i vendosur në Kompleksin e Forumit të Ulpia Escus. Ai është i zbuluar dhe i studiuar krejtësisht. Ndërtesa është e punuar në stilin korintik. Sipas një mbishkrimi latin, tempulli i është kushtuar Perandorit romak Komod (180-192) dhe është ndërtuar me fondet e "Shoqatës së Zejtarëve" (collegium fabrorum) në vitin 190.


Kolonada e oborrit të brendshëm ka qenë zbukuruar me koka demash të stampuara dhe kurora dafine. Tempulli përbëhej nga një sallë hyrëse dhe një dhomë kulti. Fasada jugore ka pasur katër kolona korintike. Mbi frontonin trekëndor janë paraqitur dy Viktoria që mbajnë një kurorë dafine. Brenda, në kurorë ka pasur një imazh reliefi - mbase koka e Meduzës, e cila mbron nga e keqja. Kompleksi i tempullit është shkatërruar nga Gotët ose nga ndonjë tërmet në vitet 376-378.


Akoma hollësi të tjera kureshtare, të lidhura me historinë e Ulpia Escus do të gjeni këtu:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik Kombëtar





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

5 filma me pjesëmarrje bullgare do të shfaqen në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida” është debutimi artistik i regjisorit serb Vladimir Tagić. Nga ana bullgare, në bashkëprodhimin e..

botuar më 25-07-26 2.35.MD

Festivali “Misteret Trake” na rikthen në botën mistike të fiseve të lashta

Për të pestin vit me radhë, Akademia Orfika ndërton një hapësirë interaktive, në të cilën çdo spektator mund të prekë kulturën dhe artin e Trakisë së lashtë. Festivali “Misteret Trake” edhe këtë verë na çon në vende emblematike nga historia në tokat..

botuar më 25-07-25 4.00.MD

Filmi më i fundit i Stefan Komandarev do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi i ri i regjisorit Stefan Komandarev "Made in EU" është në përzgjedhjen zyrtare të Festivalit të Filmit në Venecia. Filmi është në seksionin "Spotlight", i cili përfshin një përzgjedhje prej 8 veprash nga zhanre të ndryshme, me theks në..

botuar më 25-07-22 1.41.MD