Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shikoni sesi është dukur tempulli i Fortuna-s në koloninë romake Ulpia Escus

Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në Sofje tani mund të bëjnë një shëtitje virtuale në tempullin e perëndeshës së lumturisë dhe të fatit Fortuna. Ndërtesa është pjesë e kolonisë së dikurshme romake Ulpia Escus pranë fshatit të sotëm Gigen, në afërsi të lumit Danub. Restaurimi virtual zbulon në detaje më të vogla të gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e tempullit të dikurshëm dhe tani është pjesë e ekspozitës së përhershme të Muzeut Historik Kombëtar.

Tempulli i Fortuna-s (templum Fortunae) ka qenë i vendosur në Kompleksin e Forumit të Ulpia Escus. Ai është i zbuluar dhe i studiuar krejtësisht. Ndërtesa është e punuar në stilin korintik. Sipas një mbishkrimi latin, tempulli i është kushtuar Perandorit romak Komod (180-192) dhe është ndërtuar me fondet e "Shoqatës së Zejtarëve" (collegium fabrorum) në vitin 190.


Kolonada e oborrit të brendshëm ka qenë zbukuruar me koka demash të stampuara dhe kurora dafine. Tempulli përbëhej nga një sallë hyrëse dhe një dhomë kulti. Fasada jugore ka pasur katër kolona korintike. Mbi frontonin trekëndor janë paraqitur dy Viktoria që mbajnë një kurorë dafine. Brenda, në kurorë ka pasur një imazh reliefi - mbase koka e Meduzës, e cila mbron nga e keqja. Kompleksi i tempullit është shkatërruar nga Gotët ose nga ndonjë tërmet në vitet 376-378.


Akoma hollësi të tjera kureshtare, të lidhura me historinë e Ulpia Escus do të gjeni këtu:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik Kombëtar





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Filma nga 19 shtete do të shfaqen në festivalin e filmit të shkurtër në Varnë

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë – Varnë, njofton BTA. Në pesë mbrëmje, pranë fshatit të peshkatarëve "Karantina" në lagjen..

botuar më 25-08-05 5.10.PD

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Burgasi është vendi nga ku fillon rruga e jashtëzakonshme e këngëtares bullgare të operës Rajna Kabaivanska drejt skenës botërore. Prandaj atje, pranë ndërtesës së Bashkisë, është vendosur një ekspozitë fotografike që ndjek në 150 fotografi jetën,..

botuar më 25-08-03 9.00.PD

Një verë, një gjuhë, shumë përvoja

Me përfundimin e javës së fundit të Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare, e cila u zhvillua nga 19 deri më 25 korrik 2025, u mbyll edhe një kapitull i rëndësishëm i këtij programi të veçantë, i cili përbën një përvojë të paharrueshme për të..

botuar më 25-07-29 8.30.PD