Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë dhe 59 u plagosën në Kremençuk pasi një sulm me raketë ruse goditi një qendër tregtare. Sipas presidentit Volodimir Zelenski, atje ka pasur më shumë se një mijë njerëz në kohën e sulmit. Ai e përshkroi sulmin me raketa si një nga aktet terroriste më të urryera në Evropë, të kryer nga terroristë të pamoralshëm, të cilët nuk duhet të kenë vend në Tokë. “Rusia është bërë organizata më e madhe terroriste në botë. “Të gjithë duhet ta dinë se duke blerë apo transportuar naftë ruse, ata në fakt mbajnë lidhje me bankat ruse, i paguajnë taksat dhe detyrimet shtetit rus dhe kjo do të thotë t’u japësh para terroristëve”, tha Presidenti ukrainas.
Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me sulmet e fundit ruse. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stéphane Dujarric, e quajti sulmin në Kremençuk "të mjerë". Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinkеn tha se kjo është mizoria e radhës. Sipas krerëve të vendeve të G-7, ajo që ndodhi në Kremençuk është një krim lufte dhe të gjithë që kanë ndonjë lidhje me këtë vepër duhet të mbajnë përgjegjësi. Në të njëjtën kohë Zëvendës përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dmitri Poljanski, e përshkroi incidentin si "një provokim të ri ukrainas në stilin e Buçës", duke theksuar se ka shumë mospërputhje që bien në sy.
Të paktën tetë persona u vranë dhe 21 u plagosën në një sulm me raketa ruse në Lisiçansk, tha guvernatori i rajonit të Lugansk. Të paktën katër persona u vranë gjatë qitjes në Harkov, ndërsa 19 të tjerë u plagosën, sipas guvernatorit të qarkut, Oleg Sinegubov.
NATO-ja do të zyrtarizojë ndryshimin rrënjësor të qëndrimit të saj ndaj Rusisë në samitin e së mërkurës dhe të së enjtes, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. “Nga një partner strategjik, Rusia po bëhet kërcënimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e NATO-s në konceptin strategjik të aleancës së mbrojtjes perëndimore”, shtoi ai.Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..