Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Mbi Bullgarinë Lindore dhe malet do të ketë vranësira më të konsiderueshme, ku në disa vende do të ketë reshje shiu. Në shumicën e zonave do të jetë e qetë. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat do të rriten lehtë dhe maksimumi do të lëvizë ndërmjet 29° dhe 34°, pak më të larta do të jenë në disa vende në fushën e Danubit dhe në rajonet ekstreme jugperëndimore, në Sofje rreth 29°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 24 °, në 2000 m - rreth 17 °.
Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Nuk ka të ngjarë të ketë reshje. Do të fryjë erë e lehtë, pasdite me erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 26° -30°, kurse ato të ujit të detit 22° -24°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna Diljana Georgieva, menaxhere e programit Space Camp Türkiye 2025. Konkursi për pjesëmarrje është tashmë..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..