Në periudhën e viteve 1925 – 1926 përafërsisht 10 000 bullgarë besarabë të joshur nga premtime për një jetë të rregulluar mirë, mbërritën në Brazil. Mirëpo, shpresat e tyre u shuan. Ata u detyruan të punonin në plantacionet si skllevër të bardhë në vazhdim të 2 viteve për të mbuluar mjetet, të cilët pronarët brazilianë investuan për t’i sjellë në kontinentin amerikan. Pasi kuptonin se çfarë i priste, më të pasurit prej tyre menjëherë morën rrugën mbrapa për në Evropë, por për pjesën më të madhe filluan vite të vështira. Këtë e tregon para Radio Bullgarisë Maja Daskallova, përkthyesja e librit “Emigracioni në Brazil dhe Uruguai: bullgarë besarabë dhe gagauzë”. Ai është pjesë e trilogjisë së Zhorzhe Kosikov, i cili paraqet zhvendosjen e bullgarëve besarabë dhe gagauzëve në vendin e Amerikës Jugore bazuar në më shumë se 200 histori familjare.
“Pas skadimit të kësaj periudhe dyvjeçare, ata përdornin paratë e kursyera për të blerë tokë që ishte e tyre. Mblidheshin disa familje dhe formonin bërthama koloniale. Mirëpo, tokat që shiteshin ishin nga Pylli Atlantik (Mata Atlântica), i cili ishte krejtësisht i papërpunuar. Ata vet duhej të pastronin terrenet dhe ta kultivonin. Atyre u nevojiteshin të paktën 2 – 3 vjet që të fillonin të prodhonin diçka”, tregon Maja Daskallova.
Falë punës së tyre pa u lodhur, ata arrinin të përpunonin tokën shumë mirë dhe të nxirrnin të ardhura të mira. Mirëpo, kur fëmijët e tyre u rritën për t’i siguruar atyre mundësi të mësonin dhe të zhvilloheshin shumica e tyre shitën pronat e tyre dhe blenë parcela toka në qytetet e mëdha, kryesisht në Sao Paulo. Të tjerë shkonin në Uruguai, i cili atëherë konsiderohej Zvicra e Amerikës Latine. Ata që deshën të ecin përpara arrinin të integrohen me shumë sukses në shoqërinë braziliane, thekson përkthyesi. U përzien gradualisht me brazilianët dhe kombësitë e tjera. Në brezin e tretë ose të katërt të bullgarëve besarabë në Brazil, gjuha bullgare u humb, por traditat u ruajtën, veçanërisht në gatim.“Ata i mbajnë shumë rrënjët e tyre - ndan përshtypjet e saj Maja. - Kam qenë tri herë në Brazil. Ky është një vend shumëkombësh, njerëz kanë ardhur nga e gjithë bota që nga fundi i skllavërisë. Të gjithë thonë “Unë jam brazilian nga…”, duke treguar se nga vijnë rrënjët e tyre. Por dua të sqaroj diçka që është shumë e rëndësishme dhe që sot është e dhimbshme për bullgarët besarabë atje. Ata u nisën për në Brazil me pasaporta rumune, pasi Besarabia u aneksua nga Rumania pas Luftës së Parë Botërore.
Kjo është arsyeja pse ata evidentohen nga autoritetet braziliane si rumunë. Edhe sot e kësaj dite ata, sidomos brezi i vjetër, thonë: “Ne nuk jemi rumunë. Ne duam të na njohin se jemi bullgarë”.”
Ata krijuan edhe “Asociacionin Kulturor të Popullit Bullgar në Brazil - Bullgarë”, detyra e të cilit është të ringjallë lidhjet e tyre me atdheun stërgjyshor. Falë mundësive të mediave të sotme sociale, ata kërkojnë edhe më aktivisht informacion për rrënjët e tyre. Një shtysë shtesë këtij procesi i jep trilogjia për bullgarët besarabë dhe gagauzët e Zhorzhe Kosikov. “Arsyeja kryesore, e cila më bëri të angazhohem në aktivitete kërkimore dhe grumbullimi është fakti se shumë nga trashëgimtarët e bullgarëve besarabë dhe gagauzëve në Brazil nuk e dinë historinë e familjeve të tyre dhe vendit nga vijnë. Kjo vepër synon, ndonëse me shumë guxim, të plotësojë këtë boshllëk”, thekson autori në hyrje të librit të tij të parë. Përkthyesja Maja Daskallova po punon me përpikëri në restaurimin e familjeve dhe emrave të vendbanimeve në librat e Zhorzhe Kosikov, të cilat kaluan një herë në rumanisht dhe herën e dytë në portugalisht, sepse ajo e di - pas tyre janë fatet njerëzore. Redaktori i saj, historiani i shquar besarab Prof. Nikollaj Çervenkov, ishte një asistent i paçmuar në këtë drejtim.
Kështu, pavarësisht mijëra kilometrave dhe peripecive të shumta të jetës, bullgarët besarabë në Brazil ende jetojnë me Bullgarinë në zemër.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv dhe arkiv personalHyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..