Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët besarabë në Brazil – pjesa e dytë

Bullgarët besarabë në Brazil nuk i harrojnë rrënjët e tyre

Foto: arkiv personal

Në periudhën e viteve 1925 – 1926 përafërsisht 10 000 bullgarë besarabë të joshur nga premtime për një jetë të rregulluar mirë, mbërritën në Brazil. Mirëpo, shpresat e tyre u shuan. Ata u detyruan të punonin në plantacionet si skllevër të bardhë në vazhdim të 2 viteve për të mbuluar mjetet, të cilët pronarët brazilianë investuan për t’i sjellë në kontinentin amerikan. Pasi kuptonin se çfarë i priste, më të pasurit prej tyre menjëherë morën rrugën mbrapa për në Evropë, por për pjesën më të madhe filluan vite të vështira. Këtë e tregon para Radio Bullgarisë Maja Daskallova, përkthyesja e librit “Emigracioni në Brazil dhe Uruguai: bullgarë besarabë dhe gagauzë”. Ai është pjesë e trilogjisë së Zhorzhe Kosikov, i cili paraqet zhvendosjen e bullgarëve besarabë dhe gagauzëve në vendin e Amerikës Jugore bazuar në më shumë se 200 histori familjare.

“Pas skadimit të kësaj periudhe dyvjeçare, ata përdornin paratë e kursyera për të blerë tokë që ishte e tyre. Mblidheshin disa familje dhe formonin bërthama koloniale. Mirëpo, tokat që shiteshin ishin nga Pylli Atlantik (Mata Atlântica), i cili ishte krejtësisht i papërpunuar. Ata vet duhej të pastronin terrenet dhe ta kultivonin. Atyre u nevojiteshin  të paktën 2 – 3 vjet që të fillonin të prodhonin diçka”, tregon Maja Daskallova.

Kolonia në Baliza

Falë punës së tyre pa u lodhur, ata arrinin të përpunonin tokën shumë mirë dhe të nxirrnin të ardhura të mira. Mirëpo, kur fëmijët e tyre u rritën për t’i siguruar atyre mundësi të mësonin dhe të zhvilloheshin shumica e tyre shitën pronat e tyre dhe blenë parcela toka në qytetet e mëdha, kryesisht në Sao Paulo. Të tjerë shkonin në Uruguai, i cili atëherë konsiderohej Zvicra e Amerikës Latine. Ata që deshën të ecin përpara arrinin të integrohen me shumë sukses në shoqërinë braziliane, thekson përkthyesi. U përzien gradualisht me brazilianët dhe kombësitë e tjera. Në brezin e tretë ose të katërt të bullgarëve besarabë në Brazil, gjuha bullgare u humb, por traditat u ruajtën, veçanërisht në gatim.

Ata i mbajnë shumë rrënjët e tyre - ndan përshtypjet e saj Maja. - Kam qenë tri herë në Brazil. Ky është një vend shumëkombësh, njerëz kanë ardhur nga e gjithë bota që nga fundi i skllavërisë. Të gjithë thonë “Unë jam brazilian nga…”, duke treguar se nga vijnë rrënjët e tyre. Por dua të sqaroj diçka që është shumë e rëndësishme dhe që sot është e dhimbshme për bullgarët besarabë atje. Ata u nisën për në Brazil me pasaporta rumune, pasi Besarabia u aneksua nga Rumania pas Luftës së Parë Botërore.


Kjo është arsyeja pse ata evidentohen nga autoritetet braziliane si rumunë. Edhe sot e kësaj dite ata, sidomos brezi i vjetër, thonë: “Ne nuk jemi rumunë. Ne duam të na njohin se jemi bullgarë”.”

Kolonia në Lazheado Enrike

Ata krijuan edhe “Asociacionin Kulturor të Popullit Bullgar në Brazil - Bullgarë”, detyra e të cilit është të ringjallë lidhjet e tyre me atdheun stërgjyshor. Falë  mundësive të mediave të sotme sociale, ata kërkojnë edhe më aktivisht informacion për rrënjët e tyre. Një shtysë shtesë këtij procesi i jep trilogjia për bullgarët besarabë dhe gagauzët e Zhorzhe Kosikov. “Arsyeja kryesore, e cila më bëri të angazhohem në aktivitete kërkimore dhe grumbullimi është fakti se shumë nga trashëgimtarët e bullgarëve besarabë dhe gagauzëve në Brazil nuk e dinë historinë e familjeve të tyre dhe vendit nga vijnë. Kjo vepër synon, ndonëse me shumë guxim, të plotësojë këtë boshllëk”, thekson autori në hyrje të librit të tij të parë. Përkthyesja Maja Daskallova po punon me përpikëri në restaurimin e familjeve dhe emrave të vendbanimeve në librat e Zhorzhe Kosikov, të cilat kaluan një herë në rumanisht dhe herën e dytë në portugalisht, sepse ajo e di - pas tyre janë fatet njerëzore. Redaktori i saj, historiani i shquar besarab Prof. Nikollaj Çervenkov, ishte një asistent i paçmuar në këtë drejtim.

Marija Dimova, Sonja Dimova dhe Zhasi Katja Karastan Noboa – anëtare aktive të „Asociacionit Kulturor të Popullit Bullgar në Brazil – Bullgarë“

Kështu, pavarësisht mijëra kilometrave dhe peripecive të shumta të jetës, bullgarët besarabë në Brazil ende jetojnë me Bullgarinë në zemër.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD