"Përplasja kulturore - Nga Danubi deri në Misisipi” - kështu titullohet albumi i ri i Ljudmill Krumovit, i cili ka mbledhur 11 pjesë të tij origjinale. Kitaristi virtuoz është edhe producent i këtij projekti, në të cilin merr pjesë The Small Bulgarian Folk Jazz Orchestra.
Pejo Peev - gëdullka, Zhivko Vasilev - flaut, Vasill Haxhigrudev - bas, Teodor Petkov - piano, Borisllav Petkov - bateri dhe perkusione dhe Ludmill Krumov realizuan incizimet në Bullgari në shkurt të këtij viti."Po shoh një anije të vogël që po largohet nga rajoni ynë, me ritmet dhe meloditë karakteristike, duke vazhduar përmes harmonisë evropiane për të arritur në Misisipi dhe xhazin e Nju Orleansit, bebopin e Nju Jorkut dhe anasjelltas," tha Ludmill për Radio Bullgarinë.
“Nuk mund të them se kjo është një përzierje e muzikës bullgare dhe e xhazit, sepse doli një e tërë që unë personalisht nuk mund ta ndaj”, vazhdoi kompozitori. - Kam lindur në Svishtov (në bregun e Danubit), jam rritur në këtë zonë. Shkonim shpesh në një fshat afër Svishtovit, prej nga është nëna ime. Aty luhej çdo të premte muzikë frymore - vallet e Diko Ilievit.
Këto përshtypje të hershme muzikore nuk mund të mos ndikonin në atë që po bëj. Përveç kësaj, këto instrumente frymore janë të lidhura drejtpërdrejt me xhazin, prandaj energjia është e ngjashme. Materiali melodik është tërësisht i nxjerrë nga muzika popullore bullgare. Secila prej pjesëve është në një nga ritmet kryesore të pabarabarta bullgare.”
Personat që e mbështetën projektin
"Kam kënaqësinë të punoj me organizatën kulturore dhe arsimore "Bleta" (“Pçella”) nga Los Anxhelosi - shpjegon Ljudmill Krumov. - Ajo bashkon patriotë që mbështesin shpirtin bullgar, punojnë për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave bullgare. Kalin Krumov, kryetar i “Bleta”, më përkrahu njerëzisht dhe moralisht për realizimin e projektit. Shpresoj që kjo muzikë të shërbejë si një lloj ure lidhëse mes bullgarëve që jetojnë në vendlindje dhe atyre që janë jashtë vendit, por që e mbajnë Bullgarinë kudo me vete.
Albumi u miksua dhe u realizua në Nju Jork nga Mike Marciano dhe Dave Darlington, dy nga regjisorët më të kërkuar të zërit që kanë lidhje me disa nga albumet më në modë të xhazit të dekadave të fundit. E pyeta Marciano për mendimin e tij për stilin e kësaj muzike dhe ai tha se ka punuar mbi më shumë se 1600 albume, por nuk ka dëgjuar kurrë një gjë të tillë.”Nga muzika jonë popullore nuk është “nxjerrë” vetëm materiali melodik. Kompozimet në "Përplasja kulturore" paraqet një katalog të vogël të ritmeve të pabarabarta bullgare më të njohura, si 5/8, 7/8, 9/8, 11/8, 15/8.
Ka edhe një pjesë në 4/4, e cila quhet “Bilanci” dhe kjo nuk është rastësi. Albumi është rezultat i kërkimit tim në këtë drejtim gjatë 20 viteve të fundit. Është mirë të bëjmë një bilanc, kjo na jep një arsye për të ecur përpara. Unë u jam shumë mirënjohës interpretuesve që janë muzikantë të mrekullueshëm. Kur punonim në studio, doja të mos luaja, por thjesht t'i dëgjoja. Rezultati që arritëm i detyrohet talentit të tyre.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Milena Kozeva dhe arkiv personal
Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..
Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..
E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..
Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e..
Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që..