Sot, më 1 korrik 2022, para mesditës, me insistimin e palës ruse, në Ministrinë tonë të Jashtme u mbajt një takim mes Ministres së Punëve të Jashtme Teodora Gençovska dhe Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse Eleonora Mitrofanova. Ministrja Gençovska prezantoi qëndrimin bullgar, me kërkesën që pala ruse të tërheqë notën verbale nga 30 qershori 2022. Për takimin do të njoftohen me shkresë zyrtare Kryeministri në detyrë, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kuvendit Popullor dhe Administrata e Presidentit.
Zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitri Peskov, tha se çështja e mbylljes së mundshme të Ambasadës ruse do të shqyrtohet nga Moska dhe, nëse është e nevojshme, do t'i raportohet Presidentit Vladimir Putin. Komenti ka të bëjë me notën e Ambasadores ruse Mitrofanova në Bullgari dhe deklaratën e saj se do të propozojë mbylljen e Ambasadës ruse në Bullgari, për shkak të refuzimit të Kryeministrit të dorëhequr Kirill Petkov për të anuluar vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë. Sipas fjalëve të Ambasadores ruse, mbyllja e misionit diplomatik rus do të çojë në mënyrë të pashmangshme në mbylljen e misionit bullgar në Moskë.
Petkov u kërkoi autoriteteve ruse të mos e përmbushin kërkesën e Mitrofanovës, ndërsa Partia Socialiste Bullgare /BSP/ propozoi që Kuvendi Popullor të detyrojë Kryeministrin të pezullojë përkohësisht vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë dhe qeveria ta rivendosë dialogun me Rusinë.
Pranimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është një arritje e shumë qeverive dhe e shumë ekspertëve. Nuk do të lejojmë që të vendoset një lugë katrani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili personalisht inspektoi urën e Danubit afër Ruses...
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..