Pritet që së shpejti të merret oferta për aeroplanët e rinj F-16 nga pala amerikane, tha për bTV Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes Dragomir Zakov. Sipas tij, 8 avionët e parë të porositur tashmë janë në linjën e montimit dhe deri në vitin 2028 duhet të kemi një skuadrilje F-16. I pyetur se cilat janë rreziqet për vendin tonë nga lufta në Ukrainë, Dragomir Zakov iu përgjigj se aktualisht nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak. “Bullgaria është mjaft e mbrojtur brenda NATO-s”, shtoi ai dhe parashikoi se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve.
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe të deputetëve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor për të afërmit e qytetarëve amerikanë..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..