Borjana Kalejn fitoi titullin në finalen me rreth në Lojërat Botërore të Sporteve dhe Disiplinave Joolimpike të zhvilluara në Birmingam të SHBA-së. Ajo kaloi kualifikimet dhe hyri në finalet e rrethit dhe topit me pikët më të larta të mundshme. Për shkak të gabimeve në finale, Kalejn mbeti e pesta në top.
Ana-Marija Stoillova dhe Antonio Papazov fituan medaljen e bronztë në garën dyshe të përziera të turneut të gjimnastikës në Lojërat Botërore.
Më 13 korrik, gara vijon me kualifikimet dhe finalet në kategorinë “Treshe”, ku do të rivaizojnë për medalje nënkampionët botërorë Tihomir Barotev, Antonio Papazov dhe Darina Pashova.
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..