Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pleven e prezanton Akademikun Svetlin Rusev si një dhurues bujar dhe mbrojtës i artit

Foto: arkiv

Vepra të paparaqitura nga koleksioni i Akademikut Svetlin Rusev, dhuruara qytetit të tij të lindjes Pleven, prezantohen në galerinë e artit me emrin e tij në qytet. Në këtë mënyrë shënohen 38 vjet nga hapja zyrtare e ekspozitës së përhershme. Akademiku Svetlin Rusev është një artist me famë botërore. Tablotë  e tij të mrekullueshme kënaqin njohësit në të gjitha kontinentet. Gjatë jetës së tij, ai ishte gjithashtu një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në Bullgari. Dhe një nga donatorët më bujarë.Në vitin 1984, Akademiku Rusev i dhuroi vendlindjes së tij 322 vepra arti - piktura dhe skulptura - nga koleksioni i tij personal. Komuna e Plevenit siguroi ambientet më të përshtatshme për dhurimin e tij - objektin unik të banjës së dikurshme të qytetit, e cila është një monument arkitektonik i kulturës. Ajo është me rëndësi kombëtare dhe është vepër e themeluesit të arkitekturës moderne bullgare, Nikolla Llazarov (1870 – 1942).

Në vitin 1999, Svetlin Rusev i shtoi donacionit edhe 82 vepra grafike të tjera - printime të Rilindjes Bullgare, vepra nga mjeshtër bashkëkohorë vendas të vizatimit dhe grafikës dhe mjeshtërve evropianë, kubanë, rusë dhe meksikanë nga shekujt 18-20, duke përfshirë Delacroix, Goya, Jean-François Millet, Käthe Kollwitz, Chagall, Salvador Dali, Picasso, Rodin, Degas, Renoir...

Ekspozita në Pleven sot përmban 415 vepra të dhuruara - shembuj të artit bullgar nga Rilindja, që përfaqësojnë etapat e zhvillimit të tij deri në ditët e sotme. Vizitorët janë gjithashtu të impresionuar nga prania e skulpturave të krishtera indiane dhe figurave dhe maskave rituale afrikane.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD