Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

23 viktima pas sulmit me raketa ruse në qytetin ukrainas Vinica

Foto: EPA/BGNES

Të paktën 23 persona, përfshirë katër fëmijë, vdiqën pas sulmit me raketa ruse në Vinica në Ukrainën qendrore dhe më shumë se 100 u plagosën rëndë, bëri të ditur Associated Press. Sipas autoriteteve në Kiev, granatimet ishin shënjestruar sepse qyteti është larg vijës së frontit. “Raketat ruse goditën Vinica - një qytet i zakonshëm paqësor. Ky është një akt i terrorit”, tha Presidenti Vollodimir Zelenski në një fjalim para pjesëmarrësve të një konference në Hagë mbi krimet e luftës të Rusisë dhe bëri thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare.

45 vende nënshkruan në Hagë - selinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale - një deklaratë politike për hetimin e përbashkët të krimeve të luftës në Ukrainë, njoftoi Reuters. Ata gjithashtu premtuan se do të ndajnë 20 milionë euro për të mbështetur punën e gjykatës, zyrës së kryeprokurorit në Ukrainë dhe Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet e emëruara nga Moska në rajonin Zaporozhie, i cili është pjesërisht i pushtuar nga ushtria ruse, njoftuan se do të mbajnë një referendum për bashkimin me Rusinë në shtator, raportoi AFP. Autoritetet pushtuese në rajonin fqinj Herson po planifikojnë gjithashtu një referendum për bashkimin me Rusinë më vonë gjatë vitit, njoftoi Reuters.

Komisioni Evropian pritet t’u bëjë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të vendosin masa për kursimin e energjisë për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, informon France Press. Ndërkohë, drejtori i Shell, Ben van Buurden paralajmëroi se një ndalim i plotë i eksporteve të gazit rus në Evropë nuk përjashtohet, njoftoi Financial Times. “Ne do të përballemi me një dimër vërtet të ashpër në Evropë”, tha ai në një konferencë energjetike në Oksford.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kamelija Nejkova

Disa video regjistrime të numërimit të votave në zgjedhje dërgohen në Prokurori

Komisioni Qednror i Zgjedhjeve (KQZ) i dërgon prokurorit video regjistrimet e numërimit në 7 seksione votimi për shkak të mospërputhjeve me protokollet dhe rezultatet. Prokurorët do të duhet të kontrollojnë nëse ka prova për krijimin e dokumenteve me..

botuar më 24-11-05 4.43.MD

Ekaterina Zaharieva u miratua si Komisionere Evropiane

Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane. Ajo do të jetë në krye të departamentit “Startups, kërkime dhe inovacion”. Pas seancës..

botuar më 24-11-05 3.46.MD

Bullgaria dhe Rumania do të diskutojnë me Austrinë për hyrjen e tyre të plotë në Shengen

Një takim i ministrave të brendshëm nga Bullgaria, Rumania dhe Austria në Budapest mund të zgjidhë nyjën "Shengen". Kështu shkruajnë mediat austriake. Takimi do të mbahet më 22 nëntor. Nikoqiri është Hungaria, e cila aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, ka..

botuar më 24-11-05 3.14.MD