Në vitin 2021, me iniciativën e Organizatës Joqeveritare “Kafshët e padukshme”, në vendet anëtare të BE-së filloi një peticion “Kozmetikë pa egërsi”. Qëllimi është të mblidhen 1 milion nënshkrime deri në fund të gushtit 2022, të cilat e bëjnë të detyrueshme për shqyrtim nga Parlamenti Evropian çështjen e testimit të produkteve kozmetike mbi kafshë. Nga ky muaj pjesë e fushatës është edhe qyteti bullgar Kazanllëk. 13 vullnetarë në moshë nga 15 deri në 18 vjeç mbledhin nënshkrime për disa orë çdo ditë.
“Motorët bullgarë” të peticionit janë 18-vjeçarja Elia dhe 15-vjeçari Denis. Të dy thonë se veprimet e tyre priten me reagime të ndryshme nga bashkëqytetarët e tyre – nga indiferenca dhe pyetjet “pse nuk kujdeseni për njerëzit më parë” deri te buzëqeshjet e gjera dhe thirrjet “të lumtë të rinj”.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..