I formuar në vitet 70-të të shekullit të kaluar, grupi rrok “Tangra” kaloi nëpër faza dhe stile të ndryshme krijuese dhe për një periudhë të caktuar në përbërjen e tij përfshiheshin jo pak interpretues të njohur. Në vitin 2020, muzikantët njoftuan se po përgatisnin një album të ri.
Një vit më vonë, Konstantin Markov (themeluesi i grupit) u largua nga kjo botë. Pavarësisht humbjes së rëndë, “Tangra” vazhdon aktivitetin e saj.
Nga poeti Aleksandër Petrov mësuam se pak ditë më parë u realizua versioni i ri i këngës së preferuar të brezave bullgarësh “Dashuria pa të cilën nuk mund të jetojmë”. Aleksandër është autor i tekstit, muzika është e Boris Karadimçevit, aranzhimi është i Dani Gançev (tastierë), Borisllav Mudollov (Bobi Kosatkata, vokal), Ivo Çallëkov (kitarë). Në regjistrim marrin pjesë edhe Stefan Popov (bateri), Valeri Grigorov (bas kitarë).Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / @Tangra
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..