Bullgaria nuk do të kërkojë përjashtim nga reduktimi i konsumit të gazit me 15 për qind siç propozohet nga Komisioni Evropian në paketën e masave “Kursimi i gazit për një dimër të sigurt”, tha një burim i BNR në Bruksel.
Më 26 korrik, ministrat e energjetikës së BE-së do të diskutojnë masat e sigurisë së energjisë përpara dimrit. Në nivelin e ambasadorëve, propozimi i Komisionit Evropian hasi në shumë kritika, veçanërisht nga vendet e Evropës Jugore, të cilat mbështeten shumë më pak në gazin rus dhe për ta një ulje prej 15 për qind e konsumit është shumë, njofton Reuters.
Takimi vjen në sfondin e reduktimit të gazit rus të furnizuar nëpërmjet “Rrymës Veriore 1” nga 27 korriku. Gjermania do të marrë vetëm 20 për qind të vëllimeve të kontraktuara. “Gazprom” tregon riparimin e turbinës së pompës si arsye për tkurrjen. Lajmi çoi në një rritje të çmimit të lëndës së parë me më shumë se 10 për qind.
“Gazprom” pa paralajmërim ka rritur presionin në tubacionin kryesor të gazit për në Evropë përmes Ukrainës, i cili është një parakusht për një aksident, raportoi UNIAN. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski akuzoi Moskën për përdorimin e gazit për të terrorizuar Evropën. Ai i bëri thirrje BE-së të vendosë kufizime më të ashpra ndaj Rusisë në paketën e saj të 8-të të sanksioneve.
Gjatë dy inspektimeve të veçanta më 22 gusht 2025, u sekuestruan sende ari dhe argjendi të kontrabanduara me një vlerë totale prej 313 946 leva (mbi 150 mijë euro). Ato janë transportuar në një makinë pasagjerësh dhe një autobus që kanë hyrë në vend..
Këtë mëngjes, rreth orës 8:45 të mëngjesit, një tornado uji u shfaq mbi det pranë Sinemorec, raportoi BGNES. Arsyeja për këtë janë stuhitë e bubullimave gjatë ditëve të fundit përgjatë bregdetit të Detit të Zi, dhe për këtë rajon, tornadot e ujit..
Lidhur me situatën epizootike që lidhet me sëmundjen e lisë te delet dhe dhitë, përfaqësuesit e Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore biseduan me ekspertë evropianë nga Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, raportoi BNT. U..
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin..
Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të..
Një nga sektorët më fitimprurës nga futja e euros në vendin tonë do të jetë turizmi, parashikoi Zëvendësministrja përkatëse Irena Georgieva për Radion..