Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si jetojnë bashkatdhetarët tanë në pragun e mëmëdheut?

Qendra Informative Kulturore Bullgare në Bosilegrad punon si organizatë joqeveritare
Foto: Ivo Ivanov

Bullgaria ka 11 institute kulturore shtetërore jashtë vendit (Berlin, Bratislavë, Budapest, Varshavë, Vjenë, Londër, Moskë, Paris, Romë, Shkup dhe Pragë), të cilat udhëhiqen metodologjikisht dhe financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe aktivitetet e tyre zhvillohen në përputhje me marrëveshjet ndërqeveritare dypalëshe. Nuk është i tillë rasti me Qendrat Informative Kulturore Bullgare në qytetet serbe Bosilegrad dhe Caribrod. Sipas legjislacionit vendas, ato funksionojnë si shoqata joqeveritare. Kryetari i qendrës në Bosilegrad, Ivan Nikollov, e krahason vetëveprimtarinë e tyre me vatrat rilindëse të kulturës. Sipas tij, punën e tyre e vështirëson evropianizimi i ngadalshëm i Serbisë, i cili ngadalëson hapjen e kufijve dhe zhvillimin e rajonit. Nuk ka dialog mes dy vendeve fqinje për pakicën bullgare në të ashtuquajturin rajon Krahina Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare). Për një shekull, njerëzit në Bosilegrad migruan në Bullgari, Serbi dhe Maqedoni dhe popullsia u ul nga 30 000 në 5-6 000 njerëz.

“Krijuam Qendrën Informative Kulturore këtu dhe me punën e saj përpiqemi të ruajmë frymën bullgare, mbi të gjitha gjuhën bullgare dhe të inkurajojmë njerëzit në një stil dhe mënyrë të re sjelljeje dhe jemi të kënaqur që të rinjtë janë gjithnjë e më të ndërgjegjshëm, orientohen gjithnjë e më shumë”, thekson Ivan Nikollov, Kryetar i Qendrës Informative Kulturore në Bosilegrad.

Para Radio Bullgarisë Nikollov tregoi se ata kanë një mbështetje minimale nga shteti bullgar, por punojnë kryesisht me përkrahjen e institucioneve të shumta bullgare, si Bashkia Metropolitane, vatrat e kulturës, muzetë, galeritë dhe mediat. Ai shprehu keqardhjen që nuk kanë asnjë projekt të vetëm të realizuar në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar.

“Po, ky është problem serioz. Kapaciteti ynë administrativ dhe personel, nga pikëpamja e specialistëve që duhet të angazhojmë, është vërtet i kufizuar - theksoi Nikollov. - Ajo që shihni këtu janë një ose dy zyra me nga dy konfigurime kompjuterike secila. Por kjo nuk mjafton për të nisur një projekt investimi. Për të mos thënë që projektet e investimeve duhet të kenë edhe mbështetjen e pushtetit vendor. Ende ka dyshime për çdo levë që hyn nga Bullgaria dhe nga Evropa.”

Në Qendër ruhen pllakat përkujtimore me emrat e civilëve nga Bosilegradi të vrarë në vitin 1917 gjatë Luftës së Parë Botërore. Pushteti vendor nuk lejon vendosjen e tyre në vende publike dhe i ka hequr dy herë.

Bullgarët në Bosilegrad, ndryshe nga bashkatdhetarët e tyre në Caribrod, janë larg rrugës kryesore. Ata nuk munden, si banorët e Caribrodit, të shkojnë çdo ditë në punë në Sofje dhe të kthehen në mbrëmje. Qendra rajonale bullgare Kjustendill, që ndodhet afër Bosilegradit, nuk ofron mjete jetese, madje nuk ka as një linjë të rregullt autobusi. Si një alternativë e të ashtuquajturit migrim të përditshëm, banorët e Bosilegradit duan të zhvillojnë një kompleks turistik etnografik, duke përfshirë një shkollë qeli të vitit 1832 dhe kishën në fshatin Izvor, e cila daton nga viti 1833.

“Është një kishë shumë interesante, ka vetëm një tjetër në Bullgari me një arkitekturë të tillë - në Bansko. Nëse në këtë zonë, në këtë fshat, do të krijohet një qendër etnike, për shkak të afërsisë me Sofjen, kjo mund të rrisë ndjeshëm fluksin turistik. Aty ku lëvizin njerëzit, tashmë po shfaqen parakushtet për zhvillim ekonomik - mendon për të ardhmen Ivan Nikollov. - Sepse aktualisht, për fat të keq, Bosilegradi është nën kthetrat e kompanive ndërkombëtare minerare, të cilat po ndotin tmerrësisht mjedisin dhe po varfërojnë zonën.”

Pothuajse të gjithë maturantët e gjimnazit të Bosilegradit çdo vit shkojnë për të studiuar në shkollat e larta bullgare - thekson Kryetari i Qendrës Informative Kulturore- Bosilegrad. Shumica e studentëve mbeten për të punuar në Bullgari. Kjo kërcënon më tej demografinë e zonës. Sipas Nikollovit, në fillim të shekullit të 21-të njerëzit nuk mund të lihen të jetojnë në mjerim, prandaj është i kënaqur që të rinjtë po e realizojnë veten në Bullgari. Si një problem me të cilin përballet mësimi i gjuhës amtare ai tregon mungesën, prej më shumë se 10 vitesh, të një përkthimi të teksteve të detyrueshme serbe në gjuhën bullgare. Prapëseprapë, ai është optimist për vetëdijen bullgare në rajon:

Shtëpia private e Aleksandër Dimitrovit është një lloj „qendra e dytë kulturore bullgare“ në Bosilegrad, ku organizohen dhe mbahen shumë iniciativa të komunitetit lokal.

“Megjithatë, të rinjtë në Bosilegrad e dinë gjuhën bullgare, edhe pse me këtë përzierje të dialektit në të cilin ata përndryshe flasin. Por vetëm kjo nuk mjafton. Ju e dini se për të forcuar vetëdijen kombëtare bullgare, përveç gjuhës bullgare, duhet të kenë njohuri për historinë, kulturën, gjeografinë bullgare, dhe gjëra të tjera. Ky rajon është i orientuar gjeografikisht drejt Bullgarisë. Shumica e njerëzve në Bosilegrad tashmë kanë nënshtetësi bullgare dhe kjo krijoi parakushte për vetëvlerësim kombëtar dhe përfshirje në hapësirën kulturore bullgare.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivo Ivanov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

MPJ: Shqetësimet tona në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut lidhen me të drejtën e bullgarëve për vetëvendosje

Ministria merr shënim përmbajtjen e Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë vlerësimet dhe konstatimet në lidhje me gjendjen e integrimittë saj..

botuar më 25-06-24 7.49.MD
Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev

Planifikohet një rritje e ndjeshme e tarifave për shtetësinë bullgare

Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria, shërbimet hetimore dhe Ministria e Drejtësisë. Qëllimi është të përditësohet shuma e tarifave shtetërore..

botuar më 25-06-24 4.08.MD

Bullgarët janë gjithnjë e më të hapur ndaj shijeve të reja, thotë francezi Benoît Garbolino

27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..

botuar më 25-06-24 7.30.PD