Mbi 1500 pjesëmarrës nga komunat jugperëndimore të Bullgarisë do të mbledhë Tubimi Folklorik “Pirini Këndon” më 30 dhe 31 korrik. Në këtë mënyrë në zonën Predell ku preken rrëzat e maleve Rilla dhe Pirin do të festohet 60-vjetori i edicionit të parë të festivalit, i cili paraqet shembuj të folklorit dhe traditës etnografike bullgare të ruajtura ndër shekuj.
Historia
Krijuar në vitin 1962, Tubimi “Pirini Këndon” zhvillohej një herë në pesë vjet deri në vitin 1985, kur pushoi së ekzistuari. Prapëseprapë që nga viti 1997 sërish e gëzon publikun e tij besnik në zonën “Predell”. “Pirini Këndon” nuk është një festival, por një lëvizje për kërkimin, ruajtjen dhe popullarizimin e këngëve dhe traditave origjinale popullore” – krenohen banorët e bashkisë së afërte Razllog.
Sipas traditës edhe sivjet në kuadër të tubimit do të shënohen dy përvjetorë - 119-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 144-vjetori i Kryengritjes Kresna-Razllog.
Edicioni i sivjetshëm i 16-të i Tubimit “Pirini Këndon” mbahet nën kujdestarinë e Presidentit Rumen Radev. Interpretuesit më të mirë do të prezantojnë krahinën në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në qytetin Koprivshtica, i cili do të mbahet nga 5 deri më 7 gusht.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..
Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..
Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..