Mbi 1500 pjesëmarrës nga komunat jugperëndimore të Bullgarisë do të mbledhë Tubimi Folklorik “Pirini Këndon” më 30 dhe 31 korrik. Në këtë mënyrë në zonën Predell ku preken rrëzat e maleve Rilla dhe Pirin do të festohet 60-vjetori i edicionit të parë të festivalit, i cili paraqet shembuj të folklorit dhe traditës etnografike bullgare të ruajtura ndër shekuj.
Historia
Krijuar në vitin 1962, Tubimi “Pirini Këndon” zhvillohej një herë në pesë vjet deri në vitin 1985, kur pushoi së ekzistuari. Prapëseprapë që nga viti 1997 sërish e gëzon publikun e tij besnik në zonën “Predell”. “Pirini Këndon” nuk është një festival, por një lëvizje për kërkimin, ruajtjen dhe popullarizimin e këngëve dhe traditave origjinale popullore” – krenohen banorët e bashkisë së afërte Razllog.
Sipas traditës edhe sivjet në kuadër të tubimit do të shënohen dy përvjetorë - 119-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 144-vjetori i Kryengritjes Kresna-Razllog.
Edicioni i sivjetshëm i 16-të i Tubimit “Pirini Këndon” mbahet nën kujdestarinë e Presidentit Rumen Radev. Interpretuesit më të mirë do të prezantojnë krahinën në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në qytetin Koprivshtica, i cili do të mbahet nga 5 deri më 7 gusht.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..