"Lufta në Ukrainë dhe çmimet e gazit ndikojnë fuqishëm në qëndrimet e opinionit publik. Mund të shihet polarizim i fortë dhe radikalizim i opinioneve." Këtë e bëri të ditur sociologia Genoveva Petrova nga "Alfa Research" për BNR, duke u bazuar në anketat e agjencisë sociologjike të muajve të fundit. Sipas saj, opozita në shoqërinë bullgare është pothuajse e barabartë mes orientimit pro-evropian të Bullgarisë dhe mbështetjes për linjën e Kremlinit. Pozicionet pro-Kremlinit janë të zëna nga votuesit e majtë (BSP), ata më radikalët (Vëzrazhdane) dhe qytetarët që e konsiderojnë veten patriotë. Më shumë votues centrist dhe të djathtë mbrojnë qëndrimin se Bullgaria nuk duhet të devijojë në asnjë mënyrë nga orientimi pro-euroatlantik, qoftë edhe me çmimin e disa pasojave të pafavorshme /Po e vazhdojmë ndryshimin, Bullgaria Demokratike, GERB/.
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..