"Në emër të qeverisë sonë të koalicionit, jua dorëzoj qeverisjen e vendit! Në kundërshtim të sugjerimeve, nuk ka kushte për një apokalips në Bullgari." Me këto fjalë, ish-Kryeministri Kirill Petkov në një ceremoni të veçantë ia dorëzoi pushtetin kabinetit zyrtar të kryesuar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Petkov raportoi se përkundër krizës botërore, ekipi i tij ka ndërtuar një themel të mirë dhe qytetarët bullgarë, me ndihmën e qeverisë së re, do të kenë paqe mendore dhe parashikueshmëri në muajt e ardhshëm. Qeveria e Petkovit lë një suficit prej 1.5 miliardë levash në buxhet. Ai shprehu shpresën se lufta kundër korrupsionit dhe problemeve në sistemin gjyqësor do të vazhdojë.
Gëllëb Donev përshkroi detyrat më urgjente përpara kabinetit të ri - çmimet e gazit natyror dhe karburanteve, inflacioni i lartë, problemet rreth mirëmbajtjes së rrugëve në vend dhe protesta e kompanive të ndërtimit të rrugëve. Na presin muaj të pasioneve të nxehta politike. Ne kemi për detyrë të rikthejmë tonin e mirë dhe dialogun produktiv”, theksoi Donev.Me vendimin e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, vendi hyn në fazën përfundimtare të përgatitjes, deklaroi në një intervistë për BTA guvernatori i Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB), Dimitar Radev. “Pa..
Këshilli i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) miratoi unanimisht tri aktet përfundimtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë. Më herët, deputetët e Parlamentit Evropian në Strasburg miratuan raportin që mbështet pranimin e..
Me 531 vota "pro", 69 "kundër" dhe 79 "abstenime", Parlamenti Evropian miratoi anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janari 2026. Kjo procedurë hap rrugën për miratimin përfundimtar nga Këshilli i BE-së për hyrjen e vendit në..
Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest , pesë muzikantë virtuozë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell,..
Për shkak të pranimit në eurozonë, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings rritën vlerësimin kreditor afatgjatë të..