Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 4 gushtin

Mot i këndshëm veror, me reshje lokale shiu në verilindje

Foto: BGNES

Të enjten do të mbajë mot me diell në të gjithë vendin. Pas drekës do të mbajë vranësira vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe mund të bjerë shi për pak kohë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 30 deri në 35°, në Sofje - rreth 30°.

Përgjatë Detit të Zi moti do të jetë me diell. Pas drekës do të ketë reshje të shkurtra shiu vende-vende përgjatë bregdetit verior. Temperaturat maksimale do të jenë 28-31°. Uji i detit do të jetë 24-26°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2 ballë.

Mbi male do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira të lehta. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 25°, në 2000 m deri në 18°.

Të premten dhe të shtunën moti do të mbetet me diell dhe i ngrohtë dhe ka të ngjarë për reshje shiu pasdite në male.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 marsin 2025

Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..

botuar më 25-03-05 7.35.MD
Deljan Peevski

Deljan Peevski nga DPS – Fillimi i Ri u shpall kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..

botuar më 25-03-05 6.27.MD

Bojko Borisov: Shumica në pushtet nuk është aspak e qëndrueshme

Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..

botuar më 25-03-05 4.02.MD