Në kulmin e verës Bellosllava dhe Grafa prezantuan duetin e tyre më të ri. Të dy këngëtarët e bënë këtë në koncertin e Grafa në Varna në mesin e korrikut. Pas suksesit të të dy këngëve të tyre në duet “Ëndërr” dhe “Po”, “Vallëzo” është projekti i tretë i përbashkët i këtyre dy interpretuesve të njohur dhe të dashur, secili me karrierë të vetë të suksesshme. Kënga e tyre e re është ndër idetë më të mira muzikore të verës dhe tashmë fiton popullaritet te fansat.
Për këngën u xhirua dhe një video, e cila na transferon në një argëtim veror, skena e të cilit është një çati e Sofjes. Mbizotëron një atmosferë në të cilën “të gjithë vallëzojnë ... pa frymë komunikojnë...” Interpretuesit tregojnë se për të caktuar pjesëmarrësit e videos bënë një përzgjedhje paraprake.
Grafa është autor i muzikës dhe i aranzhimit të këngës “Vallëzo”. Ai u përfshi edhe në krijimin e tekstit, por pjesën kryesore prej tij e shkroi Bellosllava.
“Sonte të gjithë vallëzojnë ...
pa frymë komunikojnë...
Më lë gjithçka e keqe.
Çdo ditë e re e mi fillon me ty”
këndojnë në duet Bellosllava dhe Grava.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...