Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.
Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.
Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic TeamKreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..