Tenistja e parë e Bullgarisë, Viktoria Tomova, debutoi zyrtarisht në top 100-shen e renditjes botërore të tenisteve. Në renditjen e publikuar më 8 gusht, 27-vjeçarja nga Sofja u ngjit nëntë pozicione dhe është në vendin e 99-të. Kërcimi i Tomova ishte për shkak të arritjes në gjysmëfinale të turneut në Grodzisk Mazowiecki, Poloni.
"Kam javë të rëndësishme përpara meje ku duhet të luaj mirë dhe të futem në shortin kryesor të US Open. Jam afër kësaj," tha Tomova.
Viktoria është bullgarja e nëntë në histori që arrin në top 100 të renditjes së WTA.Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..