Universiteti i Mjekësisë në Sofje dhe Universiteti Bujqësor në Plovdiv iu bashkuan konsorciumit nga nisma “Universitetet Evropiane”. Komisioni Evropian miratoi edhe 4 aleanca të tjera, dy prej të cilave përfshijnë institucionet bullgare të arsimit të lartë. Bashkë me to, tashmë 7 universitete bullgare janë partnerë të plotëvlefshëm në nismë.
Universiteti i Mjekësisë është pjesë e konsorciumit INGENIUM, i cili përfshin 9 shkolla të larta evropiane. Universiteti Agrar i Plovdivit iu bashkua UNIgreen, së bashku me 7 partnerë të tjerë.
Në rrjetin “Universitetet Evropiane” janë 44 konsorciume. Në to marrin pjesë 340 shkolla të larta nga 31 shtete. Bashkëpunimi i tyre pritet të rrisë nivelin e kërkimit shkencor dhe të lehtësojë mësimdhënien e aftësive integrale dhe njohurive komplekse. Secila prej konsorciumeve për 4 vjet do të marrë 14.4 milionë euro në kuadër të programit Erasmus+.
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu. Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..