Ministria e Brendshme do të nxjerrë sot udhëzime për administratën shtetërore dhe drejtuesve të departamenteve se si të mbrojnë sistemet e tyre nga sulmet e hakerëve. Qëllimi është që ato të parandalohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit. Këtë e bëri të ditur në një konferencë Ministri i Punëve të Brendshme nga qeveria e përkohshme, Ivan Demerxhiev. Ai deklaroi se nuk janë nxjerrë mësime nga rasti i sulmit kibernetik në shkallë të gjerë kundër “Postës Bullgare” nga prilli i këtij viti dhe nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në këtë drejtim. Demerxhiev shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka gjithashtu shumë përgjegjësi rreth presionit të migrantëve, i cili po rritet çdo ditë. Për të siguruar rregull rreth zgjedhjeve, oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të tërhiqen nga kufiri dhe në vend të tyre do të dërgohen njerëz nga Ministria e Mbrojtjes.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..