Turi i 69-të i çiklizmit në Bullgari do të mbahet në fund të gushtit, njoftoi Federata Bullgare e Çiklizmit. Prologu është më 27 gusht në Sofje me një gjatësi prej 1 km rreth tempullit-monument “Shën Aleksandër Nevski”, kur do të prezantohen ekipet pjesëmarrëse. Fillimi zyrtar i garës është më 28 gusht në kryeqytet para stadiumit kombëtar “Vasill Levski”, ndërsa finalja është më 1 shtator në Momçillgrad.
Pjesëmarrësit do të përshkojnë gjithsej rreth 800 kilometra. Ata do të bëjnë gjithsej tre ngjitje në Stara Pllanina, ndër të cilat është zona Beklemeto, e cilësuar si një nga lartësitë më të vështira të Bullgarisë për shkak të gjatësisë prej 22 km dhe pjerrësisë mesatare gati 6%.I dyti në skemën ATP 250 në Brisbane, Grigor Dimitrov, filloi me sukses sezonin e tij të 18-të në tenisin profesional. Në mbrojtje të titullit, bullgari mundi me 7:6(5), 6:3 të kualifikuarin nga Gjermania Janik Hanfman pas një orë e 47 minuta lojë...
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024. Agjencitë kombëtare të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë,..
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..