Arkeologët zbuluan një tempull të ri në Perperikon, transmetoi BTA. Sipas profesorit Nikollaj Ovçarov, ai është vetëm dhjetë metra larg sallës së famshme me altarin në pallatin e shenjtë, ku Aleksandri i Madh mori një parashikim se do të pushtonte botën. Në disa vende, muret kanë mbijetuar në një lartësi prej gati 3 m, gjë që e bën ndërtesën e sapo zbuluar një nga strukturat më të ruajtura të gjetura deri më tani në Perperikon, komentoi arkeologu.
Sipas prof. Ovçarov, tashmë mund të thuhet se pranë altarit të lashtë shkëmbor të Dionisit, gjatë periudhës romake (shek. III-IV), është formuar një kompleks i tërë i shenjtë tempujsh, kushtuar hyjnive të ndryshme të asaj kohe. Të tillë janë kalorësi trak dhe perëndia lindore Mitra, për nder të të cilëve janë ndërtuar faltore të veçanta.
Ende nuk është përcaktuar se cilit perëndi i është kushtuar tempulli i sapo zbuluar. Nga ana e tij, specialisti i arkeologjisë antike Doc. Dr. Zdravko Dimitrov nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ky është një ansambël unik sakral që është i vetmi i këtij lloji në Bullgari.Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..
Bariu i shpirtit, prifti i të gjithëve me zemër të hapur, profet modern – këto janë disa nga përkufizimet me të cilat Papa Françesku mbetet në shpirtrat e njerëzve pavarësisht nga përkatësia, feja apo besimi. Në vitin 2019 ai vizitoi Bullgarinë,..
Më 20 prill, të gjithë të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Krishtit. Në sfondin e botës sonë të përçarë dhe të dhunshme, katolikët, së bashku me ortodoksët, armenët dhe protestantët, do të dërgojnë një mesazh shprese, duke ndarë gëzimin e përbashkët..
Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një..