Arkeologët zbuluan një tempull të ri në Perperikon, transmetoi BTA. Sipas profesorit Nikollaj Ovçarov, ai është vetëm dhjetë metra larg sallës së famshme me altarin në pallatin e shenjtë, ku Aleksandri i Madh mori një parashikim se do të pushtonte botën. Në disa vende, muret kanë mbijetuar në një lartësi prej gati 3 m, gjë që e bën ndërtesën e sapo zbuluar një nga strukturat më të ruajtura të gjetura deri më tani në Perperikon, komentoi arkeologu.
Sipas prof. Ovçarov, tashmë mund të thuhet se pranë altarit të lashtë shkëmbor të Dionisit, gjatë periudhës romake (shek. III-IV), është formuar një kompleks i tërë i shenjtë tempujsh, kushtuar hyjnive të ndryshme të asaj kohe. Të tillë janë kalorësi trak dhe perëndia lindore Mitra, për nder të të cilëve janë ndërtuar faltore të veçanta.
Ende nuk është përcaktuar se cilit perëndi i është kushtuar tempulli i sapo zbuluar. Nga ana e tij, specialisti i arkeologjisë antike Doc. Dr. Zdravko Dimitrov nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ky është një ansambël unik sakral që është i vetmi i këtij lloji në Bullgari.Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..