Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1189. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 19,48% e 6103 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1024 të shtruarit në spitale, nga të cilët 53 janë në reparte të terapisë intensive. Janë 157 të ardhur të rinj në spitale dhe tre persona kanë vdekur. 2147 janë shëruar në 24 orët e fundit.
Rastet më të reja janë në Sofje - 210, Plovdiv - 83 dhe Burgas - 79.
Në 24 orët e fundit janë imunizuar 2320 veta. Në vendin tonë janë tashmë 2 067 397 persona me cikël të përfunduar vaksinimi. Me doza përforcuese janë 853 401 bullgarë dhe me dozën e katërt 56 166.
Ditën e sotme hyjnë në fuqi rregullat e reja për karantinë në rast të Covid-19. Për të infektuarit, karantina e detyrueshme do të reduktohet nga 10 në 7 ditë, dhe për personat e kontaktit - nga 7 në 5 ditë. Ata që kanë një kurs të plotë vaksinimi ose kanë pasur një sëmundje në tre muajt e fundit nuk do të vendosen në karantinë.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..