Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1189. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 19,48% e 6103 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1024 të shtruarit në spitale, nga të cilët 53 janë në reparte të terapisë intensive. Janë 157 të ardhur të rinj në spitale dhe tre persona kanë vdekur. 2147 janë shëruar në 24 orët e fundit.
Rastet më të reja janë në Sofje - 210, Plovdiv - 83 dhe Burgas - 79.
Në 24 orët e fundit janë imunizuar 2320 veta. Në vendin tonë janë tashmë 2 067 397 persona me cikël të përfunduar vaksinimi. Me doza përforcuese janë 853 401 bullgarë dhe me dozën e katërt 56 166.
Ditën e sotme hyjnë në fuqi rregullat e reja për karantinë në rast të Covid-19. Për të infektuarit, karantina e detyrueshme do të reduktohet nga 10 në 7 ditë, dhe për personat e kontaktit - nga 7 në 5 ditë. Ata që kanë një kurs të plotë vaksinimi ose kanë pasur një sëmundje në tre muajt e fundit nuk do të vendosen në karantinë.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..