Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 gushtin

Mot i freskët me reshje

Foto: BGNES

Ditën e martë do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Lindore do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave, ndërsa pasdite do të ketë bubullima. Do të vijojë të fryjë erë e dobët, në zonat lindore - erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24° dhe 29°, në Sofje rreth 24°.

Mbi malet vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra, në disa zona do të ketë reshje intensive me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 20°, në 2000 m - rreth 12°.

Mbi Detin e Zi para mesditës retë do të shpërndahen përkohshëm. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura maksimale do të jetë 28°-30°, kurse ajo e ujit të detit 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD
Ivajllo Mirçev

Opozita sheh probleme në komunikimin e Bullgarisë me Ukrainën

Muajt ​​e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike..

botuar më 25-03-04 1.24.MD