Lideri i GERB-it Bojko Borisov akuzoi ish-kryeministrin Kirill Petkov dhe ish-zëvendëskryeministrin Asen Vasilev për sabotim të furnizimit me gaz natyror të lëngshëm amerikan në vend. Në fund të mandatit të tij, Kirill Petkov arriti marrëveshje për dërgimin e shtatë ngarkesave me gaz natyror të lëngshëm për çdo muaj nga tetori deri në fund të prillit 2023 me një çmim të paktën 20 dollarë më të ulët se ai i tregjeve evropiane. Sipas Bojko Borisovit, kabineti "Petkov" nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikane dhe nuk ka rezervuar pikë furnizimi për shkarkimin e cisternave.
Bojko Borisov shprehu kënaqësinë e tij për deklaratën e "Bullgarisë Demokratike", e cila është kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë. Borisov insistoi që në dokument të përfshihet edhe kompania e naftës “Lukoil”.Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), që funksionon pranë Universitetit të Sofjes, do të jetë bashkëorganizator i konkursit Physics-IQ Challenge, njoftoi universiteti. Konkursi do të zhvillohet në kuadër..
Investitorë amerikanë ndodhen këtë javë në Sofje për negociata me autoritetet bullgare lidhur me zgjerimin e depozitës së gazit në Çiren – një projekt që mund të shndërrohet në një fushë të re përballjeje midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe malore do të ketë shi dhe bubullima. Vranësira me shi do të zhvillohen..
Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5..
Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°, në Sofje - 15°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe..