Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina po hyn në një fazë stabilizimi

Foto: EPA/BGNES

Gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit rus, Ukraina shënon 31 vjet nga ndarja e saj nga Bashkimi Sovjetik. Me këtë rast, në një intervistë për CNN, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksij Reznikov vuri në dukje se skenari më i keq për një pushtim ushtarak rus është tashmë pas ukrainasve, transmetoi BTA.

Sipas Reznikovit, Ukraina tani ka hyrë në një fazë të stabilizimit të situatës në fushën e betejës përmes lëvizjeve të vogla të njësive ushtarake dhe krijimit të një numri të madh të pengesave kundër armikut. Për mendimin e Reznikovit, forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë "në një drejtim tjetër", por "sindroma e lodhjes" në komunitetin ndërkombëtar është ndër kërcënimet kryesore në luftën e vendit të tij me Rusinë.

Ekonomikisht, Ukraina tani eksporton pothuajse po aq drithë sa bënte përpara pushtimit rus, vunë në dukje analistët e Uashingtonit. Sipas burimit të cituar nga AFP, pritet që vendi të eksportojë rreth 4 milionë tonë produkte bujqësore në gusht. Para luftës, Ukraina eksportonte rreth 5 milionë tonë në muaj.

Falë marrëveshjes së 22 korrikut midis Kievit dhe Moskës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë, rreth 33 anije të ngarkuara me grurë me një total prej rreth 720 000 tonë në bord kanë lundruar nga portet ukrainase të Detit të Zi. Përveç kësaj, me iniciativën e BE-së, me trena mallrash janë transportuar rreth 2.5 - 3 milionë tonë drithë, ka thënë gjithashtu burimi i cituar nga BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD